28.02.2018
Ora 14:50
Një artist I shumë talentuar I quajtur Zayd Menk, ka sjellë Manhattan-in në një version të pa parë deri më tani.
17 vjeqari ka arritë të krijojë vendin më të frekuentuar, me ndihmën e gjërave të prishura. Qipa nga kompjuterë të prishur, pjesë të ndryshme telefonash të prishur si dhe bateri të hargjuara, janë materialet që ai ka përdorë për të bërë këtë vepër të shumë pëlqyer. Ky projekt I mori kohë artistit Menk gati tre muaj, ndërsa ai ka hargjuar gjithashtu 263 tube të vogla me ngjitës.
“Gjithmonë gjërat e vogla nga telefonat dhe kompjuterët I kam parë si ndërtesa dhe pjesë të qyteteve, kështu ka rënë idea në kokën time” – ka thënë vetë Zayd Menk.