Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas një raporti të qeverisë indiane, nga 697 liqene natyrore të rajonit, 315 janë zhdukur dhe 203 janë tkurrur që nga viti 1967. Shumë prej tyre janë shndërruar në këneta, toka bujqësore ose zona ndërtimi.
Liqenet e njohura si Dal dhe Wular po humbasin sipërfaqe për shkak të reshjeve të paparashikueshme, sedimentimit nga lumenjtë, ndërtimeve të paligjshme dhe zgjerimit të tokave bujqësore. Situatën e rëndon edhe derdhja e ujërave të zeza të patrajtuara dhe mbeturinave, që ndotin ujin dhe nxisin përhapjen e barërave ujore.
Ekspertët paralajmërojnë se rajoni i Himalajeve po ngrohet më shpejt se mesatarja globale. Shkrirja e akullnajave, reshjet ekstreme dhe periudhat e gjata të thatësirës po ndryshojnë furnizimin me ujë, ndërsa në planin afatgjatë rrezikojnë të zvogëlojnë rezervat natyrore që ushqejnë liqenet dhe lumenjtë.
“Ndryshimet klimatike kanë prekur çdo sektor të ekonomisë sonë”, tha shkencëtari mjedisor Irfan Rashid, duke theksuar se turizmi, energjia hidrike dhe kultivimi i mollëve e shafranit tashmë po vuajnë pasojat e motit gjithnjë e më ekstrem.