Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovo, nuk ka ende ligje të posaçme që rregullojnë përdorimin e inteligjencës artificiale në institucionet publike.
Sipas një raporti të Radio Free Europe/Radio Liberty, shumica e institucioneve shtetërore nuk kanë rregulla të qarta për përdorimin e mjeteve si ChatGPT, Copilot apo Gemini nga zyrtarët publikë.
Megjithëse disa institucione tashmë përdorin inteligjencën artificiale për hartim dokumentesh, përkthime dhe analiza të të dhënave, shqetësimet kryesore mbeten mbrojtja e të dhënave personale dhe siguria e informacionit.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e Aktit për Inteligjencën Artificiale (AI Act), ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të jenë në fazën e hartimit të strategjive dhe rregulloreve për këtë teknologji.