Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Zhvilluesit e lojës mjaft të popullarizuar për celularë, "June’s Journey", kanë nisur një nismë unike: po i ftojnë miliona lojtarë të gjejnë artefakte të humbura nga Lufta e Pavarësisë së Amerikës. Krijuesit shpresojnë se kjo gjueti virtuale do të çojë në zbulime të rëndësishme në botën reale.
Kompania gjermane "Wooga" ka bashkëpunuar me historianë dhe muze për të integruar në lojë detaje të objekteve që kanë humbur prej shekujsh. Ndër to është një medalje e vitit 1781, e vjedhur nga një kasafortë bankare para 200 vjetësh, si dhe pjesë të emblemës mbretërore të Mbretit Gjergj III.
Ideja u frymëzua nga një ngjarje e çuditshme e vitit 2009, kur një historian arti hungarez, duke parë filmin e fëmijëve "Stuart Little", vuri re në sfond një pikturë të famshme të zhdukur prej dekadash. Ajo ishte blerë gabimisht nga një dizajnere pa ia ditur vlerën.
Pasi loja ka mbi 50 milionë shkarkime, historianët shpresojnë se dikush mund t'i njohë këto objekte, të cilat mbase pluhurosen nëpër bodrume apo tavanet e shtëpive të vjetra pa ua ditur askush rëndësinë. Opsioni do të jetë aktiv përgjatë gjithë muajit korrik.