Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kim Turnbull, modelja dhe DJ-ja britanike, do të jetë pjesë e edicionit 2026 të Sunny Hill Festival, ku do të performojë me një set muzikor për publikun. Artistja nga Londra është bërë e njohur jo vetëm për karrierën e saj në modë dhe muzikë, por edhe për lidhjen me Romeo Beckham, djalin e David dhe Victoria Beckham. Ajo ka bashkëpunuar me marka të njohura si Tommy Hilfiger, Marc Jacobs, Rimmel London dhe Fendi, ndërsa gjatë pandemisë iu përkushtua muzikës dhe ndërtoi një karrierë si DJ në skenën ndërkombëtare.
Kim Turnbull vjen nga një familje me traditë artistike, pasi babai i saj është DJ-i Alex Turnbull, ndërsa gjyshi i saj ishte skulptori i njohur britanik William Turnbull. Lidhja e saj me Romeo Beckham ka tërhequr vëmendjen e mediave që nga fundi i vitit 2024, ndërsa paraqitja e saj në Sunny Hill Festival pritet të jetë një nga performancat më interesante të këtij edicioni, duke sjellë ritme hip-hop dhe muzikë elektronike në festivalin më të madh muzikor në Kosovë.