Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Banka Botërore: Investimet e huaja në Ballkan po krijojnë më pak vende pune

Të Tjera  |  20.07.2026 Ora 7:41   

Investimet e huaja direkte në Ballkanin Perëndimor po bëhen gjithnjë e më intensive në kapital, por po gjenerojnë më pak vende pune, thuhet në raportin më të fundit rajonal të Bankës Botërore.

Sipas raportit, gjatë periudhës 2021–2025 është rritur ndjeshëm shuma e investuar për çdo vend pune të krijuar, duke treguar se projektet e reja kërkojnë më shumë kapital, por angazhojnë më pak punëtorë.

Shqipëria shënoi rritjen më të madhe, me mbi 300%, e ndjekur nga Serbia me rreth 190%. Ndërkohë, Kosova paraqet një trend ndryshe, pasi investimet e huaja për një vend pune janë ngadalësuar gjatë kësaj periudhe.

Sipas Bankës Botërore, investimet po orientohen kryesisht drejt projekteve në teknologji, infrastrukturë, energji dhe pasuri të paluajtshme, sektorë që kërkojnë kapital të madh, por nuk krijojnë një numër të lartë vendesh pune.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing