Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Arbeloa synon dy talentë të Real Madridit te Fulhami

Sport  |  20.07.2026 Ora 16:08   

Trajneri i ri i Fulhamit, Alvaro Arbeloa, ka nisur planet për përforcimin e skuadrës dhe objektivat e tij të parë vijnë nga Real Madridi.

Sipas raportimeve të The Sun, Arbeloa dëshiron të transferojë te klubi londinez dy lojtarë që i ka drejtuar te Real Madrid Castilla – sulmuesin Gonzalo Garcia dhe mesfushorin ofensiv Franco Mastantuono.

Garcia, 22 vjeç, zhvilloi një sezon të mirë me Castillan, duke shënuar 10 gola në 32 ndeshje, ndërsa Mastantuono, i transferuar nga River Plate verën e kaluar, konsiderohet një nga talentet më premtues të klubit madrilen. Për argjentinasin, një largim në formë huazimi shihet si opsioni më i mundshëm.

Fulhami kërkon të përforcojë repartin ofensiv pas largimeve të Harry Wilson dhe Raul Jimenez, ndërsa në listën e dëshirave të klubit londinez figuron edhe mesfushori i Southamptonit, Shea Charles.

Ndërkohë, ish-mesfushori i Tottenhamit, Yves Bissouma, po stërvitet në ambientet e Fulhamit, por drejtuesit e klubit nuk po e konsiderojnë aktualisht transferimin e tij.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing