Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Me ardhjen e verës, mbrëmjet në ballkon apo me dritare të hapura shpesh prishen nga “mysafirët” më të bezdisshëm: mushkonjat. Përveç dritareve pa rrjeta, ekzistojnë disa zakone të përditshme që pa e ditur po i tërheqin këto insekte në shtëpitë tona.
Ekspertët veçojnë 8 gabimet kryesore që duhet t'i shmangni:
Uji i ndenjur: Enët e luleve, kovat, apo pishinat e fëmijëve janë vende ideale ku mushkonjat lënë vezët.
Mungesa ose dëmtimi i rrjetave: Edhe një vrimë e vogël në rrjetë mjafton që ato të hyjnë brenda.
Ujitja e tepërt e bimëve: Uji që mblidhet në pjatat e vazove i tërheq ato menjëherë.
Dritaret e hapura në muzg: Mushkonjat tërhiqen nga nxehtësia e trupit, aroma dhe dioksidi i karbonit që nxjerrim.
Mospërdorimi i ventilatorit: Ajri në lëvizje ua vështirëson fluturimin mushkonjave.
Lënia e dyerve hapur: Hyrje-daljet e shpeshta në ballkon u krijojnë rrugë të lirë.
Aromat dhe djersa: Parfumet e forta dhe djersa i tërheqin ato edhe më shumë gjatë natës.
Mbështetja vetëm te spërkatësit (repelentët): Këto produkte ndihmojnë, por nuk kryejnë punë nëse shtëpia nuk është e mbrojtur me rrjeta.