Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Malisheva mposht Hibernianin 2-0 dhe hedh një hap të madh drejt rundit të tretë

Sport  |  23.07.2026 Ora 19:05   

Malisheva ka regjistruar një fitore të madhe me rezultat 2-0 ndaj skuadrës skoceze Hibernian në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Skuadra kosovare dominoi takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 21-të, kur Kreshnik Uka realizoi pas asistimit të Arlind Veliut. Kur pritej vërshëllima përfundimtare, Valmir Nafiu vulosi fitoren me golin e shënuar në minutën e 90-të, duke i dhënë Malishevës një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit. 

Me këtë triumf, Malisheva është vetëm një ndeshje larg kualifikimit historik në rundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League. Ndeshja e kthimit në Skoci do të vendosë skuadrën që do të vazhdojë më tej në garat evropiane.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing