Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Spanja dhe Franca përballen me valë të reja të nxehtësisë dhe zjarre masive

Të Tjera  |  28.07.2026 Ora 8:09   

Spanja dhe Franca po përballen me temperatura ekstreme, ku në disa zona pritet të kalojnë mbi 40 gradë Celsius, ndërsa zjarret masive vazhdojnë të përhapen.

Në Spanjë, autoritetet kanë paralajmëruar për rrezik të lartë nga zjarret, ndërsa më shumë se 100 mijë persona janë evakuuar për shkak të flakëve që po përhapen në disa rajone, përfshirë zonat në perëndim të Madridit.

Edhe Franca po përballet me një situatë të rëndë, veçanërisht në rajonin Gironde, ku mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre. Presidenti francez Emmanuel Macron e ka cilësuar situatën si një nga zjarret më të mëdha në historinë e vendit.

Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se që nga fillimi i vitit janë djegur mbi 116 mijë hektarë tokë, ndërsa temperaturat e larta dhe erërat po e vështirësojnë punën e zjarrfikësve.

Ekspertët theksojnë se ndryshimet klimatike po ndikojnë në rritjen e valëve të nxehtësisë dhe intensitetin e zjarreve në Evropë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing