Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
FIFA ka zgjedhur golin e reprezentuesit të Kepit të Gjelbër, Sidny Lopes Cabral, si golin më të bukur të Kupës së Botës 2026.
Mbrojtësi i majtë shkroi histori duke u bërë futbollisti i parë nga një kombëtare afrikane që fiton këtë çmim në një Kampionat Botëror.
Cabral u shpërblye për golin spektakolar të shënuar ndaj Argjentinës në fazën e 1/8 së finales. Në minutat shtesë, ai realizoi një aksion individual, duke dribluar Alexis Mac Allister dhe duke goditur saktë nga jashtë zonës, pa i lënë mundësi portierit Emiliano Martínez.
Edhe pse Kepi i Gjelbër u eliminua në fund të ndeshjes, paraqitja e tyre historike në debutimin në Kupën e Botës dhe arritja deri në mesin e 16 ekipeve më të mira mbetet një nga surprizat më të mëdha të turneut.
Goli i Cabral tashmë është vendosur në historinë e Botërorëve si një nga momentet më të paharrueshme të edicionit 2026.