Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Të rinjtë po rikthehen te natyra, vëzhgimi i shpendëve po bëhet hobi i ri në Britani

Të Tjera  |  29.07.2026 Ora 7:56   
Vëzhgimi i shpendëve, një aktivitet që shpesh lidhej me brezat më të vjetër, po përjeton një rritje të madhe mes të rinjve në Britani.

Një prej tyre është Lira Valencia, e cila fillimisht u bë pjesë e këtij pasioni për shkak të një mundësie pune, edhe pse përvoja e saj me shpendët ishte pothuajse vetëm te pëllumbat e lagjes. Me kalimin e kohës, ajo u kthye në krijuese përmbajtjeje për natyrën dhe sot frymëzon të rinjtë të dalin jashtë dhe të zbulojnë botën e shpendëve.

Sipas të dhënave të Shoqatës Mbretërore për Mbrojtjen e Shpendëve në Britani, rreth 750 mijë persona të moshës 16 deri në 29 vjeç tashmë merren rregullisht me vëzhgimin e shpendëve.

Ekspertët thonë se aplikacionet për identifikimin e zogjve kanë ndihmuar në rritjen e interesit, duke e bërë këtë aktivitet më të lehtë dhe më të arritshëm për të rinjtë.

Për shumë njerëz, ky hobi është një mënyrë për t’u shkëputur nga telefonat dhe rrjetet sociale, duke kaluar më shumë kohë në natyrë. Ndërkohë, njohja më e madhe me shpendët po shihet edhe si një hap drejt mbrojtjes së tyre, pasi shumë specie në botë po përballen me rënie të numrit.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing