Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Temperaturat rekord rrisin kërkesën për kondicionerë kinezë në Evropë

Të Tjera  |  30.07.2026 Ora 8:02   

Valët e të nxehtit dhe temperaturat rekord në Evropë kanë rritur ndjeshëm kërkesën për kondicionerë, duke i dhënë hov shitjeve të prodhuesve kinezë.

Kompanitë e mëdha kineze, Midea, Gree dhe Haier, kanë raportuar rritje të shitjeve në tregjet evropiane, në një kohë kur temperaturat në disa vende kanë kaluar 38 gradë Celsius.

Evropa ka pasur tradicionalisht përdorim më të ulët të kondicionerëve, për shkak të kostove të energjisë, instalimit dhe kufizimeve në ndërtesat e vjetra. Por rritja e temperaturave po ndryshon kërkesën, duke bërë që gjithnjë e më shumë familje të kërkojnë mënyra për t'u përballur me vapën.

Midea ka zhvilluar një model të veçantë për tregun evropian, i cili është portativ, më i qetë dhe i përshtatshëm për dritaret e ndërtesave evropiane. Kompania thotë se modeli ka shitur më shumë se 200 mijë njësi këtë vit, dyfish më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të Euromonitor International, markat kineze përbëjnë rreth 65% të tregut global të kondicionerëve, ndërsa në SHBA pjesëmarrja e tyre është rreth 50%.

Rritja e kërkesës po ndodh në të njëjtën kohë me tensionet tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Kinës. Disa vende evropiane kanë paralajmëruar masa ndaj importeve kineze, duke argumentuar se ato dëmtojnë prodhuesit vendas.

Për Kinën, tregu evropian është veçanërisht i rëndësishëm, pasi kërkesa e brendshme po ngadalësohet. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kërkesa për kondicionerë mbetet sezonale dhe duhet parë nëse rritja e shitjeve do të vazhdojë edhe pas përfundimit të valëve të të nxehtit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing