Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, vetëm Mali i Zi ka një normë më të ulët me 7.8%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina (15.7%), Maqedonia e Veriut (15.4%) dhe Serbia (13.6%) kanë përqindje më të larta. Edhe Greqia dhe Rumania renditen pak mbi Shqipërinë.
Në nivel europian, Malta kryeson listën me 26.6% të popullsisë së rritur të klasifikuar si obeze, e ndjekur nga Letonia, Islanda, Finlanda dhe Irlanda.
Eurostat thekson se obeziteti është në rritje në Europë, kryesisht për shkak të stilit të jetesës më pak aktiv dhe zakoneve të pashëndetshme ushqimore. Obeziteti matet përmes Indeksit të Masës Trupore (BMI), ku një person konsiderohet obez kur BMI-ja është 30 ose më e lartë.