Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

UEFA ndryshon rregullat për kartonët e verdhë në garat evropiane

Sport  |  04.08.2026 Ora 16:37   

UEFA ka miratuar ndryshime në rregullat disiplinore për garat evropiane të klubeve, të cilat do të hyjnë në fuqi nga sezoni 2026/27. Sipas sistemit të ri, futbollistët dhe zyrtarët e ekipeve në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës do të pezullohen për një ndeshje vetëm pasi të grumbullojnë katër kartonë të verdhë, në vend të tre siç parashikohej deri më tani.

Ndryshimi lidhet me formatin e ri të garave, që ka rritur numrin e ndeshjeve në fazën e ligës. UEFA ka bërë të ditur se pas pezullimit të parë, sanksione të tjera do të aplikohen pas çdo dy kartonëve të verdhë shtesë, pra pas kartonit të gjashtë, të tetë, të dhjetë dhe në vazhdim, duke unifikuar rregullat disiplinore në të tria kompeticionet evropiane.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing