Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Uebfaqja zyrtare për mbrojtjen e konsumatorit, konsumatori.rks-gov.net, është bërë cak i një sulmi kibernetik.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se aktualisht po punohet për rikthimin dhe funksionalizimin e plotë të uebfaqes.
Deri në rikthimin e shërbimeve online, qytetarët mund t’i dërgojnë ankesat dhe kërkesat në adresën [email protected], ose të kontaktojnë përmes Viber-it në numrin +383 (0) 46 311-000.
MINTI nuk ka dhënë detaje lidhur me natyrën e sulmit, autorët e mundshëm apo nëse janë prekur të dhënat e përdoruesve.