Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

58 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në Kosovë këtë vit

Vendi  |  18.08.2026 Ora 7:39   

Dy vëllezër humbën jetën të dielën në një aksident të rëndë trafiku në Surkish të Podujevës, pas përplasjes së një Golfi me një BMW me targa të huaja.

Ky rast ka rikthyer vëmendjen te siguria rrugore në Kosovë, ku aksidentet me pasoja fatale vazhdojnë të mbeten shqetësuese.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga janari deri në korrik të këtij viti, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 58 persona, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me fatalitet.

Njohësi i komunikacionit, Bekim Ahmeti, thotë se ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidente janë shpejtësia, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe mosrespektimi i përparësisë në komunikacion.

Edhe aksidentet me persona të lënduar kanë shënuar rritje. Në shtatë muajt e parë të vitit, janë regjistruar 4 mijë e 117 raste, krahasuar me 3 mijë e 943 raste në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë për një situatë serioze në rrugët e Kosovës, ku aksidentet vazhdojnë të shkaktojnë humbje jete dhe një numër të madh të të lënduarve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing