Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fruthi në Kosovë: 137 raste të konfirmuara, 25 të reja vetëm në një javë

Vendi  |  18.08.2026 Ora 7:40   

Në Kosovë janë konfirmuar 137 raste me fruth nga 16 prilli deri më 17 gusht 2026, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 25 raste të reja, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë me 47 raste, pasuar nga Fushë-Kosova me 34, Ferizaj me 12, Obiliqi me 8, ndërsa Kaçaniku dhe Lipjani kanë nga 7 raste.

Për shkak të rritjes së rasteve, ekipet e vaksinimit në komunat më të prekura kanë intensifikuar aktivitetet. Gjatë javës së fundit, me vaksinën MMR janë vaksinuar 276 fëmijë që kishin vonesa në vaksinim sipas kalendarit të rregullt.

IKShPK u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë vaksinimin në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Instituti gjithashtu rekomandon që personat me simptoma të dyshimta, si temperaturë të lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore.

Sipas IKShPK-së, vaksinimi mbetet masa kryesore për parandalimin dhe kufizimin e përhapjes së fruthit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing