Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dogana e Kosovës ka arkëtuar mbi 1.15 miliardë euro të hyra gjatë periudhës janar–korrik 2026, duke shënuar rritje prej 6.18 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Doganës, të hyrat bruto këtë vit kanë arritur në 1.153 miliardë euro, ndërsa në vitin 2025 ishin rreth 1.086 miliardë euro. Kjo paraqet rreth 67.14 milionë euro më shumë.
Rritje është shënuar në të gjitha kategoritë kryesore. Të hyrat nga taksa doganore janë rritur me 6.84 për qind, akciza me 4 për qind, ndërsa TVSH-ja me 7.21 për qind.
Dogana e Kosovës thotë se rezultatet lidhen me forcimin e kontrolleve doganore, rritjen e efikasitetit operacional dhe zbatimin e legjislacionit.
Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë punën në digjitalizimin e proceseve, rritjen e efikasitetit dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme.