Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Edhe robotët po kërkojnë bakshish - por kush i merr paratë?

Teknologji  |  20.08.2026 Ora 7:46   
Robotët po hyjnë gjithnjë e më shumë në industrinë e shërbimeve, por tash kanë nisur të shfaqet edhe një dilemë e re: a duhet t’u japim bakshish robotëve?

Në disa lokale në SHBA, robotët përgatisin kokteje, kafe apo edhe sjellin ushqimin te tavolina. Në një bar në Las Vegas, një koktej i përgatitur nga robotët kushton 17 dollarë, ndërsa në faturë shfaqet edhe një tarifë shërbimi prej 10%.

Kjo ka shkaktuar konfuzion te konsumatorët, pasi nuk është gjithmonë e qartë se ku përfundon bakshishi. Në disa biznese, kompanitë thonë se paratë ndahen mes punonjësve njerëz, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se mungojnë rregulla të qarta për bakshishet që lidhen me robotët.

Sipas një studimi, vetëm rreth 11% e njerëzve do t’i jepnin bakshish një banakieri robot. Megjithatë, kur u tregua se paratë do të shkonin te punonjësit njerëz, rreth 42% ndryshuan mendim.

Ekspertët besojnë se e ardhmja e “robo-bakshisheve” do të varet nga reagimi i konsumatorëve. Nëse njerëzit refuzojnë të paguajnë bakshish për një makinë, bizneset mund të heqin dorë nga kjo praktikë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing