Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator, SBAShK-u thotë se shkollat janë gati

Vendi  |  20.08.2026 Ora 7:54   

Procesi mësimor në Kosovë pritet të nisë më 1 shtator, ndërsa nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) kanë bërë të ditur se mësimdhënësit janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor.

Sekretari i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, ka shprehur shqetësim për deklaratat në disa komuna se një pjesë e mësimdhënësve mund të konsiderohen “tepricë teknologjike”. Sipas tij, kjo është e pakuptimtë në komunat ku njëkohësisht ka konkurse të hapura për punësimin e mësimdhënësve.

Sa i përket përgatitjeve për vitin e ri shkollor, Ymeri tha se në shumicën e shkollave ato kanë përfunduar, ndërsa në disa të tjera renovimet janë ende duke u përmbyllur.

SBAShK-u ka shprehur gjithashtu shpresën që subvencionimi i teksteve shkollore të realizohet pa vonesa dhe që nxënësit t’i kenë librat me kohë.

Ndërkohë, nga Ministria e Arsimit kanë konfirmuar se mësimi do të fillojë më 1 shtator. Pakënaqësi për mënyrën e subvencionimit të teksteve kanë shprehur edhe nga Këshilli i Prindërve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing