Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Numri i shkurorëzimeve në Kosovë është rritur gjatë muajit qershor 2026. Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrit Civil, janë regjistruar 147 raste, krahasuar me 117 në muajin maj.
Kjo paraqet një rritje prej 30 rasteve ose 25.6 për qind brenda një muaji.
Në të njëjtën kohë, në qershor janë regjistruar edhe 1 mijë e 279 kurorëzime, brenda dhe jashtë Kosovës, rreth 23.3 për qind më shumë se në muajin maj.
Sipas të dhënave administrative, gjatë qershorit janë regjistruar edhe 2 mijë e 674 lindje, 14.9 për qind më shumë se në maj, si dhe 920 vdekje, me një rritje prej 5.6 për qind.
Agjencia sqaron se krahasimi i numrit të martesave dhe shkurorëzimeve brenda të njëjtit muaj nuk nënkupton se martesat e lidhura gjatë qershorit janë ato që janë prishur po atë muaj.