Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Eklipsi i pjesshëm hënor më 28 gusht

Vendi  |  26.08.2026 Ora 7:46   

Pas eklipsit total diellor të 12 gushtit, qielli i gushtit sjell një tjetër fenomen të rrallë astronomik.

Në orët e para të mëngjesit të 28 gushtit, Hëna do të kalojë përmes hijes së Tokës, duke krijuar një eklips të pjesshëm hënor.

Fenomeni pritet të nisë rreth orës 04:40, ndërsa maksimumi do të arrihet rreth 06:10. Në atë moment, më shumë se 90% e diskut të Hënës do të jetë në hijen e Tokës, duke i dhënë asaj nuanca të kuqërremta.

Kjo dukuri njihet shpesh si “Hëna e gjakut”, pasi atmosfera e Tokës filtron dhe shpërndan dritën e Diellit, duke bërë që Hëna të marrë ngjyra nga bakri i artë deri te e kuqja e errët.

Në momentin e maksimumit, Hëna do të jetë pranë horizontit perëndimor, duke krijuar mundësi interesante për fotografi, edhe pse drita e agimit mund ta vështirësojë vëzhgimin.

Eklipsi hënor i 28 gushtit dhe ai diellor i 12 gushtit janë pjesë e së njëjtës sezon eklipsesh, gjatë së cilës mund të ndodhin dy eklipse brenda një periudhe prej rreth dy javësh.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing