Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

UEFA pritet të heqë dorë nga bojkoti ndaj FIFA-s

Sport  |  27.08.2026 Ora 7:54   

UEFA pritet të tërheqë kërcënimin për bojkotimin e turneve të FIFA-s, duke i dhënë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, një lehtësim të përkohshëm.

Sipas Associated Press, anëtarët e UEFA-s pritet të mblidhen të enjten për të diskutuar përfundimin e bojkotit. Vendimi vjen pas bisedimeve me FIFA-n dhe garancive se një plan për shitjen e disa të drejtave komerciale dhe operative të Kupës së Botës nuk do të rikthehet.

Mosmarrëveshja mes UEFA-s dhe FIFA-s kishte nisur pas publikimit të planit të quajtur FIFA Forward Enterprise, të cilin FIFA më pas e anuloi dhe kërkoi falje për “gabimet”.

Tërheqja e kërcënimit për bojkot do të mundësojë pjesëmarrjen e gjashtë ekipeve evropiane në Botërorin e Femrave U-20, që zhvillohet së shpejti në Poloni.

Megjithatë, përplasjet mes UEFA-s dhe Infantinos nuk duket se kanë përfunduar. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, ka deklaruar më herët se pret që Infantino të japë dorëheqje ose të përballet me një kundërshtar në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s vitin e ardhshëm.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing