Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Real Madridi shpenzon 225 milionë euro në merkato, por mbetet me një boshllëk në mesfushë

Sport  |  02.09.2026 Ora 17:12   

 

Real Madridi ka mbyllur një afat kalimtar veror me rreth 225 milionë euro të shpenzuara për përforcime, duke ndërhyrë në disa reparte të skuadrës. Blerja më e shtrenjtë ishte Yan Diomande për 125 milionë euro, ndërsa në Madrid u transferuan edhe Marc Cucurella, Carlos Espi dhe Denzel Dumfries. Ndërkohë, Ibrahima Konate dhe Bernardo Silva iu bashkuan ekipit si lojtarë të lirë.

“Los Blancos” arkëtuan mbi 55 milionë euro nga shitjet, ndërsa një prej mangësive të merkatos mbetet mosafrimi i një mesfushori qendror. Klubi kishte synuar përforcimin e këtij reparti, por Rodri zgjodhi transferimin te Barcelona. Tani, përgjegjësia bie mbi Jose Mourinhon, i cili do të synojë të shfrytëzojë maksimalisht skuadrën e rindërtuar dhe investimet e klubit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing