Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Neve Campbell konfirmon rikthimin në “Scream 8”

Film  |  03.11.2026 Ora 16:53   

 

Aktorja Neve Campbell do të rikthehet në filmin e tetë të serisë së njohur horror “Scream”, duke reprizuar rolin e Sidney Prescott, personazhit kryesor të kësaj françize.

Lajmin e ka konfirmuar vetë aktorja në një intervistë për Associated Press, ku ka bërë të ditur se projekti tashmë është në zhvillim, por nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth historisë.

Campbell ka qenë pjesë qendrore e filmave “Scream” që nga pjesa e parë, duke interpretuar Sidney Prescott, e cila për vite me radhë është përballur me sulmet e vrasësit të maskuar Ghostface.

Aktorja mungoi në filmin “Scream VI”, për shkak të mosmarrëveshjeve me producentët lidhur me pagesën, por u rikthye në “Scream 7”, ku historia u përqendrua sërish te Sidney dhe familja e saj.

Sipas raportimeve, skenari i filmit të ri po shkruhet nga Lilla dhe Nora Zuckerman, ndërsa rikthimi i Campbell vjen pas suksesit komercial të “Scream 7”, i cili arkëtoi rreth 214 milionë dollarë në nivel global.

Për momentin, nuk është bërë e ditur data e publikimit të “Scream 8”, ndërsa mbetet të shihet nëse në film do të rikthehen edhe personazhe të tjera të njohura të françizës.

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing