Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

iPhone-i i palosshëm prej gati 2 mijë dollarësh shitet brenda pak ditësh, Apple përballet me mungesë stoku

Teknologji  |  04.11.2026 Ora 7:44   

Apple ka njoftuar se ende nuk e di se kur do të ketë sërish në stok telefonin e ri të palosshëm iPhone Duo, i cili u shit plotësisht pak më shumë se një javë pas lansimit.

Pajisja, që kushton gati 2 mijë dollarë, është modeli i parë i palosshëm i kompanisë dhe ndryshimi më i madh në dizajnin e iPhone-it në gati 20 vjet.

Kompania ka paralajmëruar vështirësi në sigurimin e disa komponentëve kryesorë, duke pranuar se është e vështirë të parashikohet se kur oferta do të përputhet me kërkesën. Problemet me furnizimin pritet të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke prekur veçanërisht kompjuterët Mac dhe tabletët iPad.

Ndërkohë, drejtori i ri ekzekutiv i Apple, John Ternus, ka paralajmëruar rritje të paprecedentë të çmimeve të memories dhe çipave. Kjo lidhet edhe me kërkesën në rritje nga industria e inteligjencës artificiale, e cila po investon miliarda dollarë në ndërtimin e qendrave të të dhënave.

Pavarësisht vështirësive, Apple ka raportuar rezultate të mira financiare. Të ardhurat totale për periudhën korrik-shtator u rritën nga 102 miliardë në 114 miliardë dollarë, ndërsa fitimi para tatimit arriti në 36.1 miliardë dollarë.

Të ardhurat nga iPhone-ët u rritën me 17 për qind, në 57 miliardë dollarë, ndërsa shitjet e kompjuterëve Mac shënuan rritje prej 27 për qind, duke arritur një rekord prej 10.7 miliardë dollarësh.

Në të kundërt, shitjet e iPad-ëve ranë me 10 për qind, ndërsa ato të pajisjeve të veshshme, përfshirë orët dhe kufjet, ranë me 7 për qind.

Megjithatë, Apple po përballet edhe me shqetësime për ekranin e iPhone Duo. Kompania ka bërë të ditur se do të zëvendësojë pajisjet e prekura nga një problem që shkaktoi çarje në pjesën e brendshme të palosjes së ekranit.

Pavarësisht rezultateve financiare, aksionet e kompanisë ranë me 1.8 për qind në tregtimin pas mbylljes së bursës.

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing