Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi me aktorë realë i bazuar në mangën dhe serialin e njohur japonez “Naruto” ka marrë dritën jeshile për të nisur xhirimet në pranverën e vitit 2027.
Sipas raportimit të The Hollywood Reporter, projekti do të realizohet nga regjisori Destin Daniel Cretton, ndërsa Sony Pictures do t’i bashkohet Lionsgate si bashkëfinancues dhe distributor ndërkombëtar.
Aktualisht ka nisur procesi i përzgjedhjes së aktorëve, por ende nuk është konfirmuar se kush do ta luajë personazhin kryesor, Naruto Uzumaki.
Në muajin gusht ishte raportuar se aktori Charles Melton ishte në bisedime për të interpretuar Kakashin, por deri më tani nuk është konfirmuar nëse ai ka nënshkruar marrëveshjen.
Filmi do të sjellë në ekran historinë e Naruto Uzumakit, një ninja të ri që ëndërron të bëhet Hokage, udhëheqësi i fshatit të tij. Ai përballet me paragjykimet e të tjerëve për shkak të shpirtit të dhelprës me nëntë bishta, Kurama, që ndodhet brenda tij.
Projekti synon të sjellë për herë të parë në ekranin e madh një version me aktorë realë të kësaj historie, e cila ka fituar miliona fansa në mbarë botën.