Tregjet financiare në Shtetet e Bashkuara shënuan rimëkëmbje, pasi presidenti Donald Trump deklaroi se e pranon rezultatin e zgjedhjeve afatmesme, në të cilat Partia Demokratike arriti fitore të gjerë. Kontratat e së ardhmes për indeksin Nasdaq 100 kishin rënë deri në 2.4 për qind, ndërsa ato për S&P 500 deri në 1.4 për qind, përpara se të rikuperonin një pjesë të humbjeve.
Investitorët po shqyrtojnë ndikimin e rezultatit zgjedhor në politikat ekonomike, investimet në inteligjencën artificiale dhe rregullimin e këtij sektori. Trump pranoi gjithashtu se lufta me Iranin kishte ndikuar në humbjet e republikanëve. Sipas analistëve, pranimi i rezultatit ka zbutur shqetësimet për një përplasje të zgjatur politike dhe bllokim të vendimmarrjes në Kongres, megjithëse mosmarrëveshjet politike pritet të vazhdojnë. Ndërkohë, investimet në inteligjencën artificiale mbeten një shqetësim për tregjet, pasi aksionet e disa kompanive të lidhura me qendrat e të dhënave pësuan rënie në tregtimin para hapjes së bursave.