Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi horror “Other Mommy”, me aktoren Jessica Chastain në rolin kryesor, do të jetë i disponueshëm në platformat digjitale nga 10 nëntori, përfshirë Prime Video dhe Fandango at Home.
Filmi, i realizuar nga studioja Blumhouse, ka shënuar sukses në kinema, duke arkëtuar rreth 108 milionë dollarë në mbarë botën, me një buxhet produksioni prej 18 deri në 19 milionë dollarësh.
Chastain interpreton dy role: nënën Ursula Martin dhe një entitet të frikshëm që merr pamjen e saj dhe kërcënon vajzën e saj. Filmi është bazuar në romanin horror “Incidents Around the House” të shkrimtarit Josh Malerman.
Pavarësisht suksesit financiar, filmi ka marrë vlerësime kryesisht negative nga kritikët, duke siguruar vetëm 19 për qind në Rotten Tomatoes. Megjithatë, interpretimi i Jessica Chastain është veçuar si një nga pikat më të forta të produksionit.
Më 29 dhjetor, filmi do të publikohet edhe në formatet 4K dhe Blu-ray, me skena të papërfshira në versionin final dhe materiale nga prapaskenat.