Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Luis Suarez mund të largohet nga Atletico Madrid FALAS këtë verë

Sport  |  15.02.2021 Ora 20:19   
Luis Suarez thuhet se mund të largohet nga Atletico Madrid në një transferim falas këtë verë vetëm një vit pasi u bashkua për shkak të një klauzole në kontratë.

34-vjeçari nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare pasi u largua nga Barcelona shtatorin e kaluar dhe ka shijuar një fushatë të jashtëzakonshme deri më tani, duke shënuar 16 gola në 18 paraqitje të LaLiga për Rojiblancos.

Megjithatë sipas Marca-s, sulmuesi uruguaian nuk ka ndërmend të aktivizoj klauzolën e cila hyn në fuqi nga 30 qershori, pasi ai dëshiron të luajë së bashku me shokët e tij të skuadrës dhe gëzon një marrëdhënie të mirë me menaxherin Diego Simeone.

Suarez ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon dhe golat e tij kanë dërguar Atleticon me pesë pikë në majë të LaLiga-s, me dy ndeshje në dorë të sfiduesve më të afërt dhe rivalëve të qytetit Real Madrid.

34-vjeçari është golashënuesi më i mirë në kampionat këtë sezon dhe sipas Mundo Deportivo - sipas AS.com - ai mori një bonus prej 1 milion € (875,000 £) me golin e tij të 15-të këtë  sezon./radioplus
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing