Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në qershor lansohet vazhdimi i filmit “Hitman’s Wife’s Bodyguard”

Film  |  20.04.2021 Ora 7:51   
Filmi më i ri me protagonist Ryan Reynolds, Samuel L. Jackson, e Salma Hayek “Hitman’s Wife’s Bodyguard”, do të lansohet këtë vit.
 
Vazhdimi i dytë i filmit të vitit 2017 pritet të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës nga 16 qershori i këtij viti.
“Hitman’s Wife’s Bodyguard”, është realizuar me regji të Patrick Hughes.
 
Filmi i ardhshëm dramë, komedi dhe aksion në rolet kryesore i sjell edhe aktorët Frank Grillo, Richard E. Grant, Tom Hopper, Antonio Banderas dhe Morgan Freeman.
 
Filmi sjell ngjarjen, ku truproja Michael Bryce që interpretohet nga Reynolds, detyrohet nga kompania ku ai punon që të pushojë ca kohë nga puna. Pushimet e tij marrin fund kur Sonia Kincaid, gruaja e vrasësit Darius Kincaid me të cilin Bryce e ka një miqësi të komplikuar, e detyron edhe një herë që ta ndihmojë bashkëshortin e saj jeta e së cilit është sërish në rrezik.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing