Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nisin xhirimet për “Downton Abbey 2"

Film  |  20.04.2021 Ora 7:53   
Kanë filluar xhirimet për  vazhdimin e “Downton Abbey”.

Anëtarët kryesorë të kastit, përfshirë Hugh Bonneville, Jim Carter, Laura Carmichael dhe Michelle Dockery po kthehen për dramën, e cila do të publikohet në dhjetor,  në kohën e Krishtlindjes.
 
Kastit u janë bashkuar edhe aktorët si Hugh Dancy, Laura Haddock, Nathalie Baye, dhe Dominic West.
 
Julian Fellowes, krijuesi i serialit jashtëzakonisht të suksesshëm televiziv dhe vazhdimit të filmit 2019, do të shkruaj edhe një herë skenarin, me Gareth Neame dhe Liz Trubridge, ndërsa Simon Curtis do të drejtojë vazhdimin.
 
“Pas një viti shumë sfidues me kaq shumë prej nesh të ndarë nga familja dhe miqtë, është një ngushëllim i madh të mendosh që kohë më të mira janë përpara dhe që Krishtlindjet e ardhshme do të ribashkohemi me personazhet shumë të dashur të Downton Abbey”, tha Neame, kryetar ekzekutiv i Carnival Films.
 
Filmi fillestar pasoi një vizitë në familjen Crawley dhe stafin e Downton nga Mbreti dhe Mbretëresha e Anglisë.
Downton Abbey fillimisht u zhvillua për gjashtë sezone deri në 2015.

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing