Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jack Black dhe Ice Cube bashkohen në komedinë e re “Oh Hell No”

Film  |  16.06.2021 Ora 7:50   
Jack Black dhe Ice Cube do të bashkohen për të interpretuar në një komedi të re të titulluar “Oh Hell No”.
 
Sipas The Hollywood Reporter, Ylli i  filmit “Jumanji: The Next Level”,  është në bisedime për të luajtur Sherman në “Oh Hell No”, ndërsa reperi dhe aktori Cube ka marrë rolin e Will.
 
Komploti flet për marrëdhëniet midis çiftit të moshës mesatare pasi Sherman bie në dashuri me nënën e Will, dhe nuk e ka miratimin e tij.
 
Matt Tolmach, i cili ka punuar me Black në filmat e tij Jumanji, do të prodhojë filimin së bashku me Black dhe Roz Music.
 
 Brittany Morrissey po mbikëqyr projektin për studion e filmit Sony Pictures.
 
 
Komedia “Oh Hell No”,  është planifikuar të debutojë në vitin 2022.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing