Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Karahoda:Vështirë ta mbaje sekret lajmin që do të jemi në garë për "Palmën e artë"

Film  |  16.06.2021 Ora 8:55   
Filmi i shkurtër kosovar, “Pa Vend”, bën histori, pasi është pjesë e konkurrencës zyrtare në kategorinë e filmave të shkurtër në Festivalin e Kanës.
 
Ky është filmi i parë kosovar qe përzgjidhet në mesin e 10 filmave të shkurtër që do të garojnë për “Palmën e Artë”, kështu duke e çuar Kosovën në një prej festivale më prestigjioze të filmit në botë.
 
Regjisor Samir Karahoda ka treguar për Radio Plus, se ka rreth një muaj që e kanë marrë lajmin, por i njëjti nuk është bërë publik shkaku i rregullave të festivalit.
 
Ai është shprehur i lumtur dhe e ka quajtuar nominimin sukses të jashtëzakonshëm për kinematografinë kosovare.
 
“Ne kemi qenë të njoftuar para një muaji. Jam i lehtësuar që lajmi është tani është publik dhe më në fund më është larguar stresi, sepse nuk ishte lehtë ta mbaje sekret”, tha Karahoda në një intervistë për Radio Plus.
 
Ai ka thënë ndër të tjera se konkurrenca është mjaft e vështirë dhe se vetëm nomimin në një nga festivalet më të rëndësishme të filmit është sukses për çdo regjisor.
 
Ekipi kosovar sipas tij ende nuk e ka të sigurt nëse do të jenë të pranishëm në Kanë, shkaku i rregullave të reja  për mbrojtje ndaj COVID19.
 
Filmi “Pa vend”, është i gjatë vetëm 15 miuta, dhe sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit”, duke rikjuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing