Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Scarlet Johansson padit “Disneyn”

Film  |  30.07.2021 Ora 7:55   
Scarlet Johansson e ka paditur kompaninë filmike “Disney”.
 
Aktorja pretendon se kompania e ka shkelur kontratën, kur ka lansuar filmin  “Black Widow” në kanalin e  transmetimit “Disney +”, në të njëjtën kohë me lansimin nëpër kinema.
 
Aktakuzën e ka siguruar revista “People”.
 
Sipas kësaj reviste, 36 vjeçarja Johansson, ka thënë se kontrata e saj me Disney’s Marvel Entertainment ishte për një shfaqje të garantuar ekskluzive në kinema, me pjesën më të madhe të pagës së saj në varësi nga performanca e filmit në “box office”.
 
Avokati i aktores, John Berlinski në një deklaratë për “People”, ka thënë se nuk është sekret që Disney po lëshon filma si Black Widow direkt në Disney + për të rritur abonentët dhe në këtë mënyrë të rrisë çmimin e aksioneve të kompanisë.
 
“Po fshihet pas COVID-19 si pretekst për ta bërë këtë. Duke injoruar kontratat e artistëve që janë përgjegjës për suksesin e filmave të tyre, del që janë shkelur të drejtat e tyre. Ky me siguri nuk do të jetë rasti i fundit kur talenti i Hollivudit i kundërvihet Disney dhe e bën të qartë se, çfarëdo që kompania mund të pretendojë, ajo ka një detyrim ligjor të respektojë kontratat e saj”, ka shtuar ai.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing