Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shailene Woodley: Kate Winslet është engjëlli im mbrojtës

Film  |  03.08.2021 Ora 8:50   
Shailene Woodley e ka vlerësuar Kate Winslet si një "engjëll mbrojtës" , e cila e ka ndihmuar atë në kohë të vështira në Hollywood.

Aktorja 29-vjeçare, e cila ka filluar karrierën e aktrimit që në moshën pesëvjeçare, u takua me Winslet kur xhiruan filmin “Divergent”, në vitin  2014.

Aktorja tha se prej këtij bashkëpunimi zhvilluan një lidhje që mbetet e fortë edhe sot e kësaj dite.
 
"E dini, Kate ka pasur një ndikim të madh në jetën time kur bëhet fjalë për të qëndruar 100 për qind besnike ndaj asaj që jam”, tha ajo për gazetën “The Observer”.
 
 "Mund të jetë gjithçka: një thyerje zemre, një dhimbje ekstreme ... Ose ndjenja se u zhvillua një histori ku dikush i shtrembëroi fjalët tuaja dhe ju po lexoni diçka në internet”, ka shtuar Woodley.
 
Duke e përshkruar atë si "engjëlli im mbrojtës", ajo shtoi se pa Winslet, "nuk e di që do të isha akoma aktore ashtu siç jam sot; nuk do të isha në gjendje të përballoja emocionalisht valët ekstreme që mund të ketë kjo industri sjell ".

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing