Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Scarlett Johansson po punon në projektin top sekret të “Marvel Studios”

Film  |  22.11.2021 Ora 8:18   
Drejtuesi i kompanisë së prodhimit “Marvel”, Kevin Feige, ka zbuluar se aktorja Scarlett Johansson është duke punuar në një projekt top-sekret pas largimit të saj si “Black Widow”.
 
Presidenti i “Marvel Studios”, u ngjit në skenën e “The Beverly Hilton” të enjten mbrëma për të nderuar Johansson-in teksa ajo u bë fituesja e 35-të e Çmimit të Kinemasë Amerikane.
 
Gjatë fjalimit, Feige vlerësoi talentin, vizionin dhe inteligjencën e yllit dhe tha se ajo ishte duke punuar në një "projekt top sekret Marvel Studios", raporton Deadline.
 
Ndërsa ai nuk zbuloi shumë detaje rreth bashkëpunimit, deklaroi se nuk ka të bëjë me personazhin e saj të Avengers si Natasha Romanoff apo Black Widow, por tha se ajo do të shërbejë si producente.
 
"Scarlett i ka dhënë talentin dhe fuqinë e saj yjeve në Universin Kinematik Marvel për më shumë se një dekadë. Për këtë ajo është zgjedhur të luajë një rol kyç  për kaq shumë vite, unë jam jashtëzakonisht mirënjohës" , tha ai.
 
 "Të punosh me të ka qenë me të vërtetë një nga bashkëpunimet më të paharrueshme dhe më shpërblyese të karrierës sime”, ka theksuar Feige.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing