Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Idris Elba, në bisedime për të pasur një rol në filmat e ardhshëm “Bond”?

Film  |  22.11.2021 Ora 8:47   
Mediat e huaja raportojnë se aktori britanik Idris Elba është në bisedime për të luajtur një rol në filmat e James Bond.
 
Aktori i “Luther”, më parë ishte përfolur se do të merrte rolin  nga Daniel Craig si agjenti 007, por tani është raportuar se ai ka pasur diskutime jo zyrtarisht për një rol tjetër në ekskluzivitetin ikonë të spiunëve.
 
 “Idris ka pasur biseda jozyrtare me studion dhe i është thënë se ka një rol në filmin e ardhshëm të Bond-it për të, nëse ai e dëshiron atë”, i ka thënë një burim gazetës “The Sun”.
 
Daniel, 53 vjeç, përfundoi rolin e tij në filmin e fundit, "No Time To Die", dhe disa aktorë janë sugjeruar për pjesën legjendare, duke përfshirë Tom Hardy, Rege-Jean Page dhe së fundmi, Dwayne "The Rock" Johnson.
 
Idris më parë pranoi se mendon se ofrimi i rolit të James Bond do ta vendoste atë në një "pozitë të vështirë".
 
Ylli 49-vjeçar do të shfrytëzonte mundësinë për të luajtur personazhin e famshëm, por do të shqetësohej se reagimi i publikut do të bazohej në përkatësinë e tij etnike dhe jo në aftësinë e tij.
 
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing