Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jennifer Lawrence ka kujtuar ditën kur ishte shumë pranë vdekjes, në intervistën e saj për Vanity Fair

Film  |  22.11.2021 Ora 20:53   

Jennifer Lawrence ka kujtuar përvojën e saj,  kur ishte pranë vdekjes kur po fluturonte nga vendlindja e saj Louisville, Kentucky për në New York City me aeroplan privat në verën e vitit 2017. 

Ylli, 31 vjeç, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin prej dy vitesh, drejtorin e galerisë së artit Cooke Maroney, foli për Vanity Fair për përvojën,  që e gjeti atë duke u lutur 'që të mos i humbiste flokët' dhe që qeni i saj të mbijetonte.

 Ndërsa ajo kujtoi sesi ra presioni i ajrit në kabinë dhe zbuloi se njëri nga dy motorët e avionit kishte dështuar gjatë fluturimit me dy vëllezërit e saj.

Jennifer tregoi se e dinte se më pas do të vdiste dhe tregoi: 'Skeleti im ishte gjithçka që kishte mbetur në ulëse.  Ne të gjithë do të vdisnim.  Fillova t'i lija pak mesazhe zanore në telefon familjes sime, si, "Kam pasur një jetë të mrekullueshme, më fal".

Kur u pyet pse kërkoi falje, ajo shpjegoi: “Thjesht u ndjeva në faj.  Të gjithë do të mërziteshin kaq shumë.  Dhe, o Zot, Pipi ishte në prehrin tim, kjo ishte pjesa më e keqe.  Ja kjo gjë e vogël që nuk kërkoi të ishte pjesë e këtij fluturimi”- tha Jennifer. 

Ndër të tjera ajo ka treguar se kur filloi ti vinte pak shpresë se do te jetonte filloi ti lutej zotit ti shpëtonte flokët, “nuk doja dhe nuk dua ge mbetem tullace” - ka treguar aktorja. Në këtë intervistë Jennifer Lawrence ka kujtuar edhe kohën kur gjithqka nga iCloud-i i saj rrodhi në internet,  duke përfshirë foto të saj nudo dhe shumë gjëra të tjera private.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing