Ridley Scott nuk thotë se ndjen keqardhje për punën që bëri si regjisor por edhe promovues i dramës së Disney-t, të vitit 2021 “The Last Duel” ndërsa ka thënë se dështimi i tij në arka është faji i të rinjve dhe celularëve të tyre.
Regjisori, i njohur për filmat e suksesshëm komercialë dhe kritikë si "Alien", "Thelma & Louise" dhe "The Martian", u shfaq të hënën në podkastin "WTF" të komedianit Marc Maron. Ndër temat e diskutuara ishte "The Last Duel", filmi i regjisorit Scott dhe me skenar të Nicole Holofcener, Ben Affleck dhe Matt Damon bazuar në librin me të njëjtin emër të Eric Jager, i cili fitoi vetëm 27 milionë dollarë në mbarë botën, pavarësisht se kishte një buxhet prej 100 milionë dollarësh.
“Jo. Disney bëri një punë fantastike promovimi, "tha Scott kur Maron la të kuptohej se kompania mund të ketë qenë arsyeja e performancës së ulët të filmit "The Last Duel". “Shefat e pëlqyen filmin sepse në fakt unë isha i shqetësuar se nuk ishin, por ata e pëlqyen shumë filmin, kështu që reklamimi, publiciteti, etj., ishin të shkëlqyera.”- ka përfunduar Ridley Scott.