Një 54 vjeçare u bë nënë vetëushqyese e binjakëve për herë të parë, më 2018, pas përpjekjeve 11 vjeçare dhe pasi shpenzoi mbi 50 mijë euro trajtime IVF.
Por Manda Epton, që jeton në Sydney të Australisë, përveç jetësimit të kësaj ëndrre, tashmë po ndanë këshilla për nënat e reja, meqë beson se kjo moshë e saj dhe përvoja jetësore e bënë nënë më të mirë se nënat e reja.
“ Kam gjithë jetën time që kam dashur fëmijë, fati që kam një biznes që më jep fleksibilitet më ka mundësuar që të rrijë gjithmonë me binjaket e mia dhe kjo më bënë nënë më të mirë se kushdo në moshë të re, sepse shumica e tyre rrijnë gjithë kohës në telefon dhe nuk i shijojnë fëmijët e tyre”, tha Manda për Daily Mail, duke shpjeguar se e gjitha kishte nisur që në moshën 39 vjeçare kur ajo ishte shkëputur nga një lidhje e gjatë dhe e lodhshme.