Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kirsten Dunst planifikon bashkëpunimin e ardhshëm me partnerin e saj Jesse Plemons

Film  |  25.11.2021 Ora 8:39   
Kirsten Dunst është duke planifikuar për të punuar sërish në një film të ri me të fejuarin e saj Jesse Plemons.
 
Aktorja e “Spider-Man” filloi të takohej me yllin e “Breaking Bad” pasi ata luajtën një çift në mini-serialin televiziv “Fargo”,  të vitit 2015 dhe u fejuan në vitin 2017 dhe tani janë prindër të dy djemve.
 
Ata së fundmi u ribashkuan në ekran për filmin "The Power of the Dog" të Jane Campion, në të cilin ata përsëri luajnë një çift.
 
Gjatë një interviste me The Hollywood Reporter, Dunst zbuloi se ata po përpiqen të gjejnë mundësi për të bashkëpunuar në një projekt tjetër.
 
“Ne në fakt biseduam me producenten e “Power of the Dog” Tanya Seghatchian për atë që Jesse dhe unë duhet të bëjmë më pas”, tha ajo.
 
"Ne kemi disa ide,  Jesse dhe unë patjetër duam të bëjmë një projekt tjetër. Ai është aktori im i preferuar për të punuar me të”, ka theksuar Kristen.
 
Aktorja 39-vjeçare i tha New York Times në shtator se ndihej mirënjohëse që kishte Plemons pranë saj gjatë xhirimeve sfiduese.
 
"Jesse dhe unë ishim me fat që po bënim një film së bashku”, kishte thënë ajo.
 
"The Power of the Dog" , do të transmetohet në Netflix nga 1 dhjetori i këtij viti.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing