Shuma e parave që ajo fitoi gjatë xhirimeve të Sex and the City është e pabesueshme.
Gjithashtu, sipas Variety, Sarah Jessica Parker fitoi më shumë se 1 milion dollarë për një episod në serialin e ri “And Just Like That”.
Seriali numëron plot 10 episode dhe kësisoj ajo fitoi gjithsej 10 milionë dollarë. Ndërsa për shfaqjen tjetër të saj në HBO, “Divorce”, ajo fitoi nga 275,000 dollarë për secilin episod.
Celebrity Net Worth pohoi gjithashtu se ajo fitoi rreth 50 milionë dollarë për tre sezonet e para të Sex and the City. Kur ajo u bë producente e shfaqjes në sezonin 4, ajo filloi të fitonte 3.2 milionë dollarë për episod. Kështu, gjatë 46 episodeve të sezonit 4 dhe sezonit 6, ajo fitoi shumën e pabesueshme prej 147 milionë dollarë!
Sipas Forbes, SJP fitoi 15 milionë dollarë në vitin 2012 – jo vetëm nga rishfaqjet e SATC, por edhe nga shitjet e parfumeve dhe miratimet e Garnier.