Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shoferët mbi 65 vjeç, duhet të bëjnë një test VR, për të vërtetuar se a janë të aftë të vozisin

Të Tjera  |  29.11.2021 Ora 15:07   

SEUL -- Policia do të nisë kërkimin dhe zhvillimin e një zgjidhjeje të vlerësimit të aftësisë së drejtimit të automjeteve, bazuar në realitetin virtual (Vr), për personat e moshës 65 vjeç e lart.  Kjo mendojet të jetë zgjidhja për miratimin e patentë shoferëve, të kushtëzuar për të moshuarit në një vend që po plaket me shpejtësi, ku rreth 15 për qind e popullsisë është mbi 64 vjeç.

 

 Sipas të dhënave të përpiluara nga Sistemi i Analizës së Aksidenteve Rrugore të Autoritetit të Qarkullimit Rrugor, nga 209.654 aksidente rrugore në vitin 2020, 31.072 janë shkaktuar nga persona të moshuar.  Shkalla e vdekshmërisë nga aksidentet e trafikut të të moshuarve ishte 46 për qind.  Për të parandaluar aksidentet, të moshuarit janë inkurajuar të dorëzojnë licencat në këmbim të subvencioneve dhe kuponëve të transportit publik, por përqindja e pjesëmarrjes ishte e ulët në vetëm 2.8 për qind.

 

 Rastet më të shpeshta të aksidenteve rrugore janë taksistët e vjetër.  Rreth 40 përqind nga 241,029 shoferët e taksive janë të moshës 65 vjeç e lart. Autoriteti i Sigurisë së Transportit të Koresë (TS) miratoi testet e vlerësimit për aftësimin e vozitjes për drejtuesit e automjeteve të vjetra komerciale në vitin 2019.

 

 Agjencia Kombëtare e Policisë nisi një projekt tre-vjeçar për të zhvilluar metoda vlerësimi duke përdorur teknologjinë e realitetit virtual (VR) që do të përcaktonte nëse një shofer i vjetër mund të mbajë një patentë të kushtëzuar.  Zgjidhja VR do të testojë aftësitë e drejtimit, njohjes dhe kujtesës duke përdorur një kufje VR.  Teknologjia VR përdoret në klinikat e demencës për të kontrolluar funksionet e trurit të të moshuarve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing