Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Netflix ne garrë me konkurrentët, rritë çmimet e abonimeve!

Film  |  17.01.2022 Ora 11:03   
Netflix ka rritur çmimin e abonimit mujor me 1 deri në 2 dollarë, duke nisur nga muaji Shkurt 2022.
Plani standard, i cili lejon dy transmetime të njëkohshme, tani kushton 15,49 dollarë në muaj, nga 13,99 dollarë në gjithë SHBA-të. Çmimet u rritën gjithashtu në Kanada, ku plani standard u ngjit në 16,49 dollarë nga 14,99 dollarë.

Me rritjen e cmimeve për abonuesit, Netflix njoftoi se janë rritur edhe cmimet e aksioneve të saja.  Sipas zyrtarëve, kjo po bëhet për shkak se kjo platformë po synon të mbajë të kënaqur të gjithë ata që janë të abonuar, duke sjellë projekte të mira dhe profesionale.
Shërbimi më i madh i transmetimit në botë, gjithashtu po përballet me konkurrencën më të madhe nga kompanitë që nuk janë të interesuar në argëtimin në internet. Walt Disney Co (DIS.N), AT&T Inc (T.N) WarnerMedia, Amazon.com Inc dhe Apple Inc (AAPL.O) janë ndër rivalët që derdhin miliarda dollarë në programe të reja.

Netflix kishte thënë se do të shpenzonte 17 miliardë dollarë për programim në vitin 2021. Kompania nuk ka bërë të ditur shpenzimet për vitin 2022. Me 15,49 dollarë në muaj, plani standard i SHBA nga Netflix tani kushton më shumë se konkurrentët.
Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë rajoni më i madh i Netflix, duke mbuluar gati 44% të të gjitha të ardhurave ose rreth 3.3 miliardë dollarë.

Rritja e abonentëve të Netflix dhe ngadalësua nga një bum në fillim të pandemisë COVID-19, por u rikuperua me sfidën e fenomenit global "Squid Game", një thriller distopian nga Koreja e Jugut është publikuar në shtator. Totali i abonimeve globale arriti në 213.6 milionë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing