Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Steve Schapiro, fotoreporteri i njohur, vdes në moshën 87-vjeçare

Të Tjera  |  17.01.2022 Ora 11:15   

Ai mbuloi lëvizjen për të drejtat civile dhe shkrepi portrete ikonë të Muhamed Ali-ut, Barbra Streisand, Andy Warhol, Truman Capote, David Bowie dhe shumë figurave të tjera ndriçuese, gjatë karrierës së tij të gjatë.

Steve Schapiro, fotoreporteri dhe njeriu që qëndron prapa shumë dokumentareve, e që gjithashtu mbuloi lëvizjen për të drejtat civile, prodhoi foto për “The Godfather” and “Taxi Driver” dhe shkrepi portrete të David Bowie, Barbra Streisand, Andy Warhol dhe Ray Charles.  

 Schapiro vdiq të shtunën në shtëpinë e tij në Çikago nga kanceri i pankreasit, njoftoi një publicist. Ai ishte 87 vjeç.

Schapiro fotografoi Marshimin në Uashington në vitin 1963, marshimin e Selmës në Montgomery në vitin 1965 dhe vrasjen e Martin Luther King Jr. dhe fushatën presidenciale të Robert F. Kennedy në 1968-ten. 

Ai prodhoi materiale reklamuese, foto publicitare dhe postera për filma duke përfshirë “Midnight Cowboy” (1969), “The Godfather” (1972), “The Way We Were” (1973), “Taxi Driver” (1976), “The Man Who Fell to Earth” (1976), “Risky Business” (1983) dhe “Billy Madison” (1995) dhe bashkëpunoi me Streisand dhe Bowie për kopertinat e disqeve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing