Një drejtor I një shkolle të mesme në Montana "e kishte ndërprerë punën e tij" kur 12 studentë shkuan me kuaj në shkollë dhe në përputhje me një ligj të vjetër, drejtori duhej të kujdesej për ta.
Shkolla Publike Conrad tha në një postim në Facebook se drejtorit të shkollës së mesme Conrad, Raymond DeBruycker, i kërkohet me ligj që të kujdesej për 12 kuajtë, nëse studentët vijnë në shkollë me ta duke kalëruar.
“Montana ka një ligj të vjetër që thotë, se nëse një student shkon me kalin e tij në shkollë, drejtori i shkollës duhet ta ushqejë dhe kujdeset për kalin gjatë gjithë ditës”, thuhet në postimin në Facebook.
Distrikti tha se drejtori kishte ndërprerë punën e tij të hënën, për tu kujdesur për kuajt e studentëve, gjatë gjithë ditës.