Një raport nga Butterfly Conservation paralajmëron se 24 nga 58 speciet e fluturave, mund të zhduken së shpejti nga brigjete Mbretërisë së Bashkuar.
Pesë specie më shumë kërcënohen të zhduken, sesa ishte menduar kur organizata bamirëse përpiloi një listë të kuqe për herë të fundit, 11 vjet më parë.
Njerëzit po nxisin humbjen e fluturave duke shkatërruar habitatet e pasura me kafshë të egra, thotë Shefi i Shkencës për Ruajtjen e Fluturave Dr Richard Fox.
"Ato janë shkatërruar fjalë për fjalë, janë lëruar, janë mbuluar me plehra dhe janë përdorur për të rritur të korrat ose për banim," tha ai për BBC News.
Butterfly Conservation ka përpiluar një listë me lllojet e fluturave të rrezikuara, të mos shihen më në Angli.