Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fansat e “Star Wars” mund të vizitojnë vendet ku u xhirua filmi, në një turne virtual

Film  |  27.05.2022 Ora 8:48   
Adhuruesit e "Star Wars" mund të vizitojnë vendin klasik ku u realizua filmi,  përmes një turneu virtual 3D.

“Yahoo Entertainment” do t'i dërgojë fansat në një turne ekskluziv në dy vende ikonike në Tunizi. Vendi afrikan shërbeu si mjedis për planetin e shkretëtirës Tatooine në filmin origjinal dhe në trilogjinë paraardhëse.

Seriali i ri i Disney+ “Obi-Wan Kenobi”, ku shfaqet Ewan McGregor, është vendosur gjithashtu në Tatooine.
Fansat do të jenë në gjendje të vizitojnë pjesën e jashtme dhe të brendshme të Lars Homestead, ku Luke Skywalker kaloi vitet e tij të fëmijërisë duke përdorur realitetin e shtuar.

Dashamirët e “Star Wars”, mund të kalojnë gjithashtu kohë në Mos Espa, porti kozmik ku babai tragjik i Luke, Anakin Skywalker filloi udhëtimin e tij për t'u bërë Darth Vader.

Davin Anderson, i cili drejton kompaninë e turneut "Star Wars, Galaxy Tours” tha se   gjatë vizitës fansat mund të përjetojnë nostalgji kinematografike.

“Ka qenë gjithmonë një pjesë e tyre, dhe tani ata po e përjetojnë atë live dhe po rijetojnë gjithçka rreth asaj se çfarë do të thotë për ta ‘Star Wars’ në shumë nivele të ndryshme”, ka shtuar Anderson.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing